‘Afrohet përplasja’/ Presidenti ukrainas thirrje ushtarakëve rezervistë, gati mobilizimi i përgjithshëm

‘Afrohet përplasja’/ Presidenti ukrainas thirrje ushtarakëve rezervistë, gati mobilizimi i përgjithshëm

22:25, 22/02/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se ka thërritur, rezervistët ushtarakë për një periudhë të veçantë, pas urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin për trupat ruse në dy rajone separatiste pro-Moskë në Ukrainën lindore.

Duke përjashtuar  mobilizimin e përgjithshëm dhe pas shpalljes së sanksioneve amerikane kundër Moskës, Zelensky u shpreh se është duke ndjekur ende rrugë diplomatike për të dalë nga kriza, por theksoi se Ukraina nuk do t’i dorëzojë asnjë territor Rusisë.

Prioriteti i tij, thotë ai, është ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Zelensky përshëndeti sanksionet që po vendosen nga vendet perëndimore kundër Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco