Nga mesnata, Austria ndryshon rregullat për hyrjen në vend

Nga mesnata, Austria ndryshon rregullat për hyrjen në vend

15:21, 22/02/2022
A+ Aa A-

Për të hyrë në vend, Austria po kalon nga regjimi “2G”, i cili lejonte të udhëtonin vetëm të vaksinuarit dhe të kuruarit nga Covid 19, në rregullin “3G”, që lejon personat e pavaksinuar të hyjnë me test negativ.

Sipas 'Rregullores për regjimin e hyrjes' në Austri, pranohen teste negative PCR dhe antigjenike, ku testi antigjen nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë, dhe PCR është i vlefshëm për 72 orë.

Për sa i përket vlefshmërisë së certifikatës së vaksinimit dhe shërimit të Covid 19, ato janë të vlefshme për 270 ditë.

Të miturit nën moshën 12 vjeç nuk kanë nevojë të kenë dëshmi "3G" kur hyjnë në Austri.

Përjashtohen nga ky regjim për hyrjen në vend personat që vijnë nga vendet ku po përhapet një lloj i ri i virusit. 

Këta persona duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike dhe të kalojnë në karantinë dhjetë-ditore pas mbërritjes në Austri.

Megjithatë, aktualisht nuk ka rajone apo vende që karakterizohen si të rrezikshëm për përhapjen e versioneve të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco