Putini u kthen shpinën paralajmërimeve perëndimore, Zelensky mund të largohet nga Kievi

Putini u kthen shpinën paralajmërimeve perëndimore, Zelensky mund të largohet nga Kievi

10:05, 22/02/2022
A+ Aa A-

Zyrtarët amerikanë po konsiderojnë ta detyrojnë presidentin ukrainas të largohet nga Kievi për arsye sigurie dhe të shkojë në Lviv në perëndim të vendit, sipas CNN.

Rusia tani ka të drejtë të ndërtojë baza ushtarake në dy rajonet separatiste të Ukrainës - Donetsk dhe Luhansk - në bazë të traktateve të nënshkruara nga Vladimir Putin me liderët separatistë, duke u dhënë atyre një atmosferë pavarësie .

Me këtë veprim, presidenti rus ua kthen shpinën paralajmërimeve perëndimore,  duke vënë në pikëpyetje bisedimet për paqe.

Sipas Reuters, dy marrëveshjet e miqësisë të paraqitura nga Putin për miratim nga Duma ruse, qeveria e Moskës ka të drejtë të ndërtojë baza në këto zona dhe të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe në tokën ruse.

Të dy palët janë të përkushtuara për të mbrojtur njëra-tjetrën dhe për të nënshkruar marrëveshje të veçanta mbi bashkëpunimin ushtarak dhe njohjen e kufijve të njëri-tjetrit.

Nga ana e tij, presidenti amerikan Joe Biden vlerësoi edhe një herë angazhimin e SHBA-së për të qëndruar në krah të Ukrainës dhe premtoi veprim të shpejtë dhe vendimtar.

Presidenca franceze ka njoftuar sanksione të reja të BE-së kundër individëve dhe personave juridikë rusë, duke denoncuar retorikën " paranojake " të Putinit për "gjenocidin" e rusëve dhe rusishtfolësve në Ukrainë.

Ndërsa sot kryeministri britanik Boris Johnson do të shpallë një "paketë të madhe sanksionesh" për Rusinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco