Pornografi me fëmijë, 8 arrestime në Itali

Pornografi me fëmijë, 8 arrestime në Itali

09:30, 22/02/2022
A+ Aa A-

Policia e Shtetit të Barit kreu një operacion të quajtur "Revelatum" që synon të luftojë pornografinë e fëmijëve në internet, nëpërmjet ekzekutimit të 67 dekreteve të kërkimit në të gjithë territorin kombëtar që çoi në arrestimin e 8 personave dhe denoncimin e 59 të tjerëve për posedim, transferim dhe shfaqeje të materiale pornografike për fëmijë.

Hetuesit e Policisë Postare kanë përpiluar një raport anonim në lidhje me praninë e materialit pornografik për fëmijë,  duke analizuar në mënyrë skrupuloze përmbajtjen e imazheve që paraqesin të mitur në akte eksplicite seksuale, të cilat janë kategorizuar sipasashpërsisë dhe i kanë përdorur për të gjetur gjurmët kompjuterike të lëna nga ata që kanë kërkuar t’i shohin.

Hetimi, i cili zgjati një vit e gjysmë, u trajtua nga Policia Postare e Foggia dhe Bari me koordinim të Shërbimit Policor Postar dhe Komunikacionit - C.N.C.P.O. (Qendra Kombëtare për Luftën kundër Pornografisë së Fëmijëve në internet), nën drejtimin e Prokurorit të Qarkut të Barit, duke përfshirë në fazën ekzekutive më shumë se 50 Zyra Speciale në të gjithë territorin kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco