VIDEO/ Si në filma aksion, polica meksikane kap tre ton kokainë në brigjet e saja

VIDEO/ Si në filma aksion, polica meksikane kap tre ton kokainë në brigjet e saja

08:58, 22/02/2022
A+ Aa A-

Skena që ngjasojnë me filma aksion të Hollivudit janë parë ditën e djeshme në brigjet e Oqeanit Paqësor.

Pamjet e publikuar tregojnë një helikopter të ushtrisë meksikane duke njekur një gomone e cila po lëvizte me një shpjetësi marramendëse, rreth 68 milje detare nga qyteti turistik i Cabo San Lucas.

Pasi policia arriti t’i neutralizojë trafikantët, në gomone u gjetën tre ton kokainë .

Tre të arrestuarit janë dërguar në polici dhe do të përballen me akuza të lidhura me kontrabandën e drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco