Njohja e pavarësisë së Donetskut dhe Luhanskut, Ukraina sfidon Rusinë

Njohja e pavarësisë së Donetskut dhe Luhanskut, Ukraina sfidon Rusinë

08:04, 22/02/2022
A+ Aa A-

Vladimir Putin vendosi të njohë menjëherë pavarësinë e republikave separatiste ukrainase të , duke nënshkruar njohjen me krerët e dy entiteteve të Donbass në Kremlin, drejtpërdrejt në TV .

" Ukraina është shërbëtore e zotërinjve perëndimorë, nëse ka armë të shkatërrimit në masë, bota do të ndryshojë në mënyrë dramatike. Kievi duhet të ndalojë menjëherë operacionet ushtarake, " tha presidenti rus gjatë nënshkrimit për njohjen e këtyre dy Republikave të Pavarura.

Pas vendimit, i cili tërhoqi reagimin e mbarë botës, presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenskiy, iu drejtua kombit në mesnatë.

 Zelenskiy tha se vendimi i marrë nga Rusia cenon integritetin e shtetit.

''Jemi në shkurt të vitit 2022. Një vend tjetër, një ushtri tjetër. Qëllimi i vetëm është paqja në Ukrainë. Kufijtë tanë janë të sigurt. Ukraina rezervon të drejtën të mbrohet. Ne duam t'i zgjidhim problemet me diplomaci. Ne i dërguam ankesat tona në OSBE. Nuk ka arsye për veprime kaotike. Ne jemi në tokën tonë, nuk kemi frikë nga askush dhe asgjë. Partnerët tanë janë me ne. Veprimet e fundit të Rusisë janë shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë. E gjithë përgjegjësia për pasojat që lidhen me vendimet e marra i takon Rusisë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco