Tentuan të kalojnë kufirin, vriten 5 ushtarë ukrainas

Tentuan të kalojnë kufirin, vriten 5 ushtarë ukrainas

17:21, 21/02/2022
A+ Aa A-

Zyrtarët ushtarakë rusë thonë se pesë ukrainas janë vrarë duke u përpjekur të kalonin kufirin e Rusisë.

Moska zyrtyare thotë se trupat ruse kanë penguar ukrainasit që të kalonin kufirin.

Sipas mediave ruse, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, me orën e Moskës, në rajonin e Rostovit pranë kufirit ruso-ukrainas.

Mësohet se njësia e ushtrisë ruse shkatërroi dy automjete të ushtrisë ukrainase që dyshohet se kaluan kufirin duke përdorur zjarr.

Nga ana tjetër, ushtria ukrainase i ka quajtur "të rreme" pretendimet ruse për një përpjekje që ukrainasit kanë tentuar që të kalojnë kufirin.

Ukraina theksoi se informacioni i Rusisë është i pasaktë pasi nuk ka forca ukrainase në rajonin e Rostovit, ku sipas Moskës ku dhe ka ndodhur vrasja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco