Një histori tragjike është shënuar në Londër, teksa një i ri ka vrarë gjyshen e më pas ka abuzuar seksualisht me të.
Donovan Miller e mbyti 76-vjeçaren Phyllis Grant dhe e gjuajti në kokë me një vazo në shtëpinë e saj në Kent Street, Plaistou, në lindje të Londrës, sipas Daily Mail.
Më tej, 31-vjeçari abuzoi me trupin e saj përpara se të thoshte përpara mjekëve deklaratën tronditëse: “Unë e vrara dhe përdhunova”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 25 mars 2021. Miller ka konfirmuar se ka kryer gjithçka, për të cilat akuzohej.
Donovan pranoi se ishte i varur nga kokaina. Mirëpo, shtoi se nuk kishte probleme të shëndetit mendor e se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia. Miller pritet të dënohet.
© SYRI.net