Gjermania shpreson se vaksina Covid me bazë proteinat, do t’i tundojë skeptikët

Gjermania shpreson se vaksina Covid me bazë proteinat, do t’i tundojë skeptikët

14:44, 21/02/2022
A+ Aa A-

Gjermania do t'i ofrojë këtë javë popullsisë së saj një vaksinë të re për Covid të bazuar në proteina, të krahasueshme me vaksinat e gripit, me shpresën për të lëkundur një pakicë të konsiderueshme që mbetet skeptike ndaj teknologjisë së re mRNA që përdoret në vaksinat më të përdorura.

Rreth 1.4 milion doza të vaksinës Nuvaxovid të zhvilluar nga kompania amerikane bioteknike Novavax do të mbërrijnë në Gjermani këtë javë, konfirmoi Ministri i Shëndetësisë i vendit, Karl Lauterbach, të premten e kaluar. Një milion doza të tjera do të mbërrijnë javën e ardhshme, ku porosia totale të qeverisë gjermane për vitin 2022 që arrin në 34 milionë doza.

Produkti i Novavax deri më tani është përdorur vetëm në Indonezi dhe Filipine, por u lejua për përdorim në BE dhjetorin e kaluar. Vaksina është ende në pritje të autorizimit në SHBA, pasi disa shqetësime rreth kapacitetit prodhues të kompanisë vazhdojnë.

Ndryshe nga vaksinat e reja mRNA të prodhuara nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna ose vektori viral i prodhuar nga AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, Nuvaxovid është një vaksinë e nën/njësive proteinike. Ajo përmban një komponent jo-infektiv në sipërfaqen e virusit Sars-CoV-2, i cili shkakton një përgjigje imune mbrojtëse kur qelizat imune të trupit bien në kontakt me të.

Novavax njoftoi në qershor të vitit të kaluar se vaksina e saj kishte rezultuar më shumë se 90% efektive kundër infeksioneve simptomatike me variantin Alpha, në provat që përfshinin afro 30,000 vullnetarë në SHBA dhe Meksikë.

Kompania thotë se produkti i saj është po aq efektiv kundër varianteve Delta dhe Omicron, veçanërisht pas një injeksioni përforcues të administruar gjashtë muaj pas goditjes së dytë. Instituti gjerman Paul Ehrlich vëren se të dhënat që vërtetojnë efikasitetin e vaksinës kundër më shumë varianteve infektive mbeten të kufizuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco