SHBA/ 38 vjeçarja kryente marrëdhënie me të mitur, trondit dhe me mënyrën se si i mashtronte

SHBA/ 38 vjeçarja kryente marrëdhënie me të mitur, trondit dhe me mënyrën se si i mashtronte

11:22, 21/02/2022
A+ Aa A-

Banorët e një qyteti të vogël të Tenesit, SHBA janë tronditur nga veprimet e një e bashkëqytetares së tyre, 38 vjeç e cila dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të paktën nëntë të mitur në zonë, duke u ofruar atyre shpërblime të ndryshme material duke nisur që nga cigaret elektronike.

Sipas New York Post, duke cituar mediat lokale, Melissa Blair, 38 vjeç , u arrestua të martën e kaluar dhe përballet me akuza të shumta për joshje dhe trafik seksual përmes blerjes së shërbimeve seksuale nga të miturit.

Rregjistrohen të paktën nëntë viktima të konfirmuara të 38 vjeçares midis pranverës së 2020 dhe fundit të 2021, tha Sherifi i Qarkut McMinn në Englewood.

 Prindërit i thanë stacionit lokal WTVC-TV se Blair iu afrua djemve që ishin të interesuar për të (të cilët varionin nga mosha 14 deri në 17 vjeç) dhe u ofroi atyre shpërblime të ndryshme materiale për shërbimet e tyre erotike, si cigaret elektronike.

Autoritetet besojnë se mund të ketë viktima të tjera, shkruan gazeta e Nju Jorkut.

Policia në Englewood , një qytet i vogël disa dhjetëra milje në veri të Chattanooga, filloi kërkimin për Blair-in pasi mori një letër anonime nga drejtori i shkollës ku studionin studentët.

 38-vjeçarja nuk ishte as mësuese dhe as punonjëse e shkollës, megjithatë ajo merrte pjesë në një klub shkolle, para se fëmija i saj të ndryshonte shkollën.

“Jemi të shkatërruar. Nuk kam fjalë për të përshkruar gamën e emocioneve që po ndjejmë për momentin " tha nëna e një prej viktimave të Blair në kushte anonimiteti.

 “Njerëzit zakonisht fokusohen te autori dhe harrojnë ndikimin negativ që këto ngjarje kanë në familje”, shtoi gruaja.

Blair u lirua me kusht por do të paraqitet në gjykatë më 28 shkurt .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco