Rritet numri i të vdekurve nga përmbytjet në Brazil,  trupa të tjerë nxirren në Petropolis

Rritet numri i të vdekurve nga përmbytjet në Brazil, trupa të tjerë nxirren në Petropolis

11:34, 21/02/2022
A+ Aa A-

Numri i të vdekurve nga shirat e rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në qytetin brazilian Petropolis ka arritur në 165, thanë autoritetet të dielën, pasi stuhi të tërbuara vranë dy persona në një rajon tjetër aty pranë.

Punonjësit e shpëtimit dhe banorët që kërkonin të afërmit e tyre të zhdukur vazhduan të gërmonin nëpër malet e baltës dhe rrënojat në Petropolis, për të cilat Presidenti Jair Bolsonaro tha të premten se dukej sikur kishte qënë në "luftë".

Është e paqartë se sa do të shkojë numri i vdekjeve. Nuk ka gjasa që të gjenden të mbijetuar të tjerë nën rrënojat, thonë autoritetet.

Ndër të vdekurit ka të paktën 28 ​​fëmijë, tha policia.

Kaosi i motit vazhdoi të godasë Brazilin ndërsa shirat më të dhunshëm goditën të dielën shtetin juglindor  Espirito Santo.

Stuhitë detyruan më shumë se 1200 njerëz të evakuojnë shtëpitë e tyre dhe shkatërruan shtëpitë e 43 njerëzve të tjerë, thanë ata.

Këto janë stuhitë e fundit në një seri stuhish vdekjeprurëse që po e godasin Brazilin, të cilat ekspertët thonë se janë përkeqësuar nga ndryshimet klimatike.

Në tre muajt e fundit, të paktën 219 njerëz kanë vdekur nga stuhitë e forta shiu, kryesisht në shtetin Sao Paulos dhe shtetin Bahia si dhe në Petropolis e tani edhe në Espirito Santo.

Papa Françesku dërgoi mesazhin e tij të fundit të ngushëllimit të dielën pas lutjes së tij ëngjëllit në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco