Ukrianë/ Putin ndërron mendje, për samitin me Joe Biden: Është e parakohshme

Ukrianë/ Putin ndërron mendje, për samitin me Joe Biden: Është e parakohshme

10:31, 21/02/2022
A+ Aa A-

Kremlini njoftoi sot se nuk ka plane për një takim specifik midis Vladimir Putin dhe homologu të tij Joe Biden për krizën në Ukrainë, por një bisedë telefonike ose takim mund të organizohet në çdo kohë.

''Ka marrëveshje për faktin që dialogu në nivel të ministrave (të Punëve të Jashtme) duhet të vazhdojë. Do të ishte e parakohshme të flitet për plane konkrete për samitin," tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peshkov .

Më herët zyra e presidentit farncez njoftoi se Putin kishte rënë dakort në parim të takohej me homologun etij amerikan Joe Biden për të folur për zgjidhje e krizës në Ukrainë.

Deklarata e Elysee

"Presidentët Biden dhe Putin kanë rënë dakord në parim për të mbajtur një takim të tillë ", tha Elysee në një deklaratë për shtyp të lëshuar disa orë më parë, duke theksuar se një takim i zgjeruar do të mbahet me pjesëmarrjen e "të gjitha palëve të përfshira" në krizën e Ukrainës dhe "siguria dhe stabiliteti strategjik në Evropë" do të jenë në axhendë.

Ndërkohë presidenti Biden ra dakord në parim të takohet me Presidentin Putin "nëse nuk ka një pushtim të Ukrainës", konfirmoi Shtëpia e Bardhë .

Axhendën e samitit do ta përgatisinn ministrat e jashtëm të dy vendeve, Antony Blinken dhe Sergej Lavrov, në takimin e tyre të planifikuar për të enjten, sqaroi Elize.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco