Pse epidemia e re e pretenduar nga Bill Gates mund të shkaktohet nga virusi i lisë?

Pse epidemia e re e pretenduar nga Bill Gates mund të shkaktohet nga virusi i lisë?

09:23, 21/02/2022
A+ Aa A-

 Themeluesi i Microsoft dhe miliardieri Bill Gates gjatë pandemisë së COVID-19 ka qënë në qendër të vëmëndjes përsa i përket teorive konspirative, pasi ai në vitin 2015 deklaroi se bota do të përballët me një virus që do të jetë në gjendje të vrasë miliona njerëz, gjë që rezultoi e vërtetë katër vite më vonë.

Ndërsa ditë më parë duke folur për moderatoren Hadley Gamble në CNBC, Bill Gates deklaroi se rreziqet e COVID-19 janë ulur në mënyrë dramatike por një tjetër pandemi po vjen.

  “Do të kemi një tjetër pandemi. Do të jetë një patogjen tjetër herën tjetër” u shpreh Gates gjatë intervistës.

Pas kësaj deklarata që tronditi botën disa ekspertë filluan të hetojnë se cili mund të jetë virusi që mund të shkaktojë epideminë e re.

Pas hulumtive ata pohuan se virusi vdekjeprurës për të cilin po flet Bill Gates është virusi i lisë.

Miliardieri shpalli emrin e kësaj sëmundje në një intervistë ekskluzive dy muaj më parë.

Gates paralajmëroi se bota brenda një dekade mund të përballet me sëmundjen e lisë.

Gjithashtu fondacioni Gates  ka bërë investime serioze muajit e fundit përsa i përket vaksinimit kundër lisë.

 Lija ishte një sëmundje që shkaktoi probleme serioze në botë vite më parë dhe u zhduk nga bota pas vaksinimit.

 Pretendohet se disa institucione shëndetësore kanë filluar të prodhojnë një vaksinë alternative MRNA kundër lisë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco