Vrasje dhe rrëmbime, SHBA zbulon ‘listën e zezë’ të Rusisë nëse pushton Ukrainën

Vrasje dhe rrëmbime, SHBA zbulon ‘listën e zezë’ të Rusisë nëse pushton Ukrainën

08:44, 21/02/2022
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një “listë të zezë” të Moskës që përfshin emrat e ukrainasve që do të vriten nga rusët nëse pushtojnë vendin, sipas një letre zyrtare që posedon AFP.

Uashingtoni ka “informacion të besueshëm se forcat ruse kanë përpiluar një listë të ukrainasve që do të vriten ose do të dërgohen në kampe në rast të pushtimit ushtarak”, sipas një letre drejtuar Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Letra i referohej gjithashtu “informacionit të besueshëm” në lidhje me përdorimin e forcës për të “përhapur demonstratat paqësore” ose çdo formë tjetër rezistence nga shoqëria civile ukrainase, sipas letrës, e cila u nënshkrua nga Macheba Nell Crocker, ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara.

Diplomatja amerikane paralajmëron se pas një pushtimi rus të Ukrainës, shkelje të tilla si rrëmbimet apo torturat mund të pasojnë dhe ndoshta të synojnë disidentët./abcnews.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqipetari21/02/2022 09:52

ne netor bie bideja fitojne republikanet gjysme bide sben dot lufte me ardhjen e trumpit te gjtha lehtesohen pandemia lufta me rusine keta majtiste mutrat e marksit hane mut

Shto koment

Denonco