COVID-19 në Itali/ Mbi 42 mijë persona të infektuar dhe 141 viktima gjatë 24 orëve të fundit

COVID-19 në Itali/ Mbi 42 mijë persona të infektuar dhe 141 viktima gjatë 24 orëve të fundit

21:08, 20/02/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 42.081 persona të infektuar me virusin.

Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen 141 qytetarë. Norma e pozitivitetiut është 11.3%.

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 42.081 raste të reja me Covid-19 krahasuar me 372.776 tampone të kryera.

Kujdesi intensiv dhe shtrimet në terapitë e zakonshme në spital janë në rënie.

Krahasuar me një ditë më parë, personat e shtruar në terapi intensive në fakt janë ulur me 19 njësi, ndërsa ata në pavijonet e zakonshme të Covid-it janë ulur me 103 njësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco