A do të marrë fund tensioni?Ja çfarë njofton Macron mbi Putin në takimin trepalësh

A do të marrë fund tensioni?Ja çfarë njofton Macron mbi Putin në takimin trepalësh

19:09, 20/02/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Francës Emanuel Macron dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin ranë dakord që të zhvillohet një takim trepalësh me Ukrainën, vetë Rusinë dhe OSBE-në.  Lajmi u dha nga Presidenca Franceze.

Elysse tha se qëllimi i këtij takimi është angazhimi i të gjitha palëve për të të arritur një armëpushim mes forcave ruse dhe ukrainase.

Nga ana tjetër, Presidenca e Francës bëri me dije gjithashtu se po punohet që në ditët dhe javët e ardhshme të takohen ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian dhe homologu rus Sergej Lavrov.

Sot, presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski pranoi që t’i bashkohej Grupit Tripalësh të Kontaktit për të arritur armëpushimin me Rusinë.

Nga ana tjetër, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken konfirmoi se është i gatshëm të takohet me Lavrov me kushtin që Rusia të mos e pushtojë Ukrainën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco