Trageti nga Greqia në Itali ‘shpërtheu’ në flakë, gjendet i shkrumbuar burri

Trageti nga Greqia në Itali ‘shpërtheu’ në flakë, gjendet i shkrumbuar burri

17:07, 20/02/2022
A+ Aa A-

Një lajmi hidhur vjen nga trageti i linjës Greqi-Italia, ku dy ditë më parë shpërtheu në flakë në ujërat territoriale shqiptare rrugës për në brigjet italiane.

Raportohet se një person është gjetur i shkrumbuar brenda tragetit. Bëhet fjalë për një burrë i cili është gjetur i vdekur në një kabinë kamioni.

Trupi i djegur i një burri është gjetur pasditen e sotme në garazhin 2 të tragetit, Euroferry Olympia.

Shkarkimet e dyoksidit të karbonit brenda anijes kanë rënë dhe kështu ekipet e shpëtimit kanë mundur të hyjnë brenda. Aty e gjetën kufomën e djegur në një kabinë kamioni.

Më herët është shpëtuar një 21-vjeçar nga Bjellorusia, shofer i një kamioni me targa lituaneze.

Përfaqësuesi i Rojës Bregdetare, kapiteni Nikos Alexiou, duke folur për SKAI-n, është shprehur optimist se në anijen e djegur do të gjenden të mbijetuar të tjerë dhe për këtë operacioni i shpëtimit vazhdon.

Pas shpëtimit të shoferit bjellorus, por edhe tragjedisë me kufomën e djegur, numri i të zhdukurve shkon në dhjetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco