Imazhe të frikshme nga kufiri SHBA-Meksikë

Imazhe të frikshme nga kufiri SHBA-Meksikë

14:12, 20/02/2022
A+ Aa A-

Kufiri SHBA Meksikë po patrullohet nga qenë robotë. Në një terren të vështirë, këta robotë punojnë për zhdukjen e kontrabandës.

Këto fotografi të publikuara nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, po bëjnë xhiron e rrjetit. Ky departament së bashku me fotografitë ka postuar edhe detaje mbi testimet dhe teknologjinë.

 

Zyrtarët amerikanë janë shprehur se robotët i vijnë në ndihmë agjentëve kufitarë, duke ulur rrezikun e ekspozimit ndaj rreziqeve të ndryshme gjatë punës së tyre.

Kompania e quajtur ‘Ghost Robotics’, me qendër në Filadelfia, e cila ka ndërtuar këta robotë, thotë se është munduar “që të ndihmojë sa më shumë në kuadër të sigurisë kombëtare”.

 

Për të gjithë ato persona që këto pajisje u duken të frikshme, CEO i Ghost Robotics, Jiren Parikh thotë se nuk kanë fare lidhje me robotët që kanë parë nëpër filma apo seriale.

“Është vetëm një kompjuter me bateri që lëviz me 4 këmbë. Brenda 4 orëve i mbaron bateria. Nuk ka asnjë shans që të pushtojë botën. Përveç kësaj, bëhet fjalë për një robot që kontrollohet me telekomandë nga njeriu”- shprehet Parikh.

 

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare tha për “CNN” se projekti për qentë-robotë është ende në fazë zhvillimi dhe nuk ka një datë të caktuar se kur do të lëshohen në terren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco