Reagon sërish Johnson: Putin mund të mos mendojë logjikisht, do bllokojmë tregun rus me paund dhe dollarë

Reagon sërish Johnson: Putin mund të mos mendojë logjikisht, do bllokojmë tregun rus me paund dhe dollarë

11:34, 20/02/2022
A+ Aa A-

Kryeministri britanik Boris Johnson  tha sot se presidenti rus Vladimir Putin mund të mos mendojë logjikisht kështu që kërcënimi i sanksioneve mund të mos jetë i mjaftueshëm për të dekurajuar një pushtim rus në Ukrainë.

“Sanksionet mund të mos jenë të mjaftueshme për të dekurajuar këdo që vepron në mënyrë irracionale,” tha Johnson për BBC.

Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara do të parandalojnë kompanitë ruse nga “tregtimi me paund dhe dollarë”, një lëvizje që kryeministri britanik tha se do të jepte një goditje shumë, shumë të fortë me ndikimin e saj, sipas BBC.

Britania kërcënon të bllokojë kompanitë ruse nga  mbledhja e fondeve në Londër dhe të zbulojë detajet e aseteve dhe statusit të tyre pronësor nëse Rusia pushton Ukrainën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco