VIDEO/ Plas grushti në emisionin televiziv në Ukrainë, gazetari sulmon politikanin pro Putin

VIDEO/ Plas grushti në emisionin televiziv në Ukrainë, gazetari sulmon politikanin pro Putin

09:28, 20/02/2022
A+ Aa A-

Një përplasje fizike ka ndodhur në një emision televiziv në Ukrainë, ku një gazetar dhe një politikan pro-rus janë konfliktuar me njëri tjetrin.

Përmes një video të publikuar nga mediat e huaja shikohet momenti kur gazetari godet me grusht në fytyrë politikanin pro-rus drejtpërdrejt në një emision televiziv në Ukrainë.

Përleshja shpërtheu midis ligjvënësit Nestor Shufrych nga partia pro-ruse Opozita Platforma – For Life, dhe gazetarit Yuriy Butusov.

Politikani u sulmua nga gazetari ai refuzoi të dënojë Vladimir Putinin, pasi trupat ruse grumbullojnë trupa në kufi për një pushtim të mundshëm.

Konflikti fizik në studio ndodhi pasi mijëra refugjatë ukrainas kanë filluar të hyjnë në Rusi pasi aleatët e Vladimir Putin urdhëruan një evakuim masiv të dy republikave separatiste si pjesë e një operacioni të dyshuar të ‘flamurit të rremë’ për të ofruar pretekstin për një pushtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco