Mister/ Edhe bashkëpunëtori i ngushtë i pedofilit Epstein var veten në burg

Mister/ Edhe bashkëpunëtori i ngushtë i pedofilit Epstein var veten në burg

12:05, 19/02/2022
A+ Aa A-

Ish-skauti Jean-Luc Brunel është gjetur i vdekur në një burg francez, raporton agjencia lajmeve AFP.

Brunel, 74 vjeç u gjet i varur në qelinë e tij në një burg në Paris sipas një burimi.

 Sipas Le Parisien, trupi i tij i pajetë u zbulua rreth orës 1 të mëngjesit gjatë patrullimit të natës.

Jean-Luc Brunel ishte nën vëzhgim të ashpër për lidhjet e tij me pedofilin e ndjerë Jeffrey Epstein, me të cilin ai punoi nga fillimi i viteve 2000 deri në vitin 2015.

Brunel, ishte akuzuar për pjesëmarrje në rrjetin e dyshuar të trafikimit seksual të drejtuar Epstein.

Ai u arrestua më 16 dhjetor 2020 dhe u akuzua për përdhunimin e të miturve nga prokurorët francezë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco