Pas incidentit me Erdogan, Von Der Leyen vihet sërish në siklet nga ministri ugandaz

Pas incidentit me Erdogan, Von Der Leyen vihet sërish në siklet nga ministri ugandaz

09:41, 19/02/2022
A+ Aa A-

Pas incidentit të “divanit” në Ankara në prill 2021, presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen e gjeti veten sërish në një pozitë të sikletshme nga ministri ugandaz që merrte pjesë në samitin e BE-së.

Me mbërritjen e liderëve afrikanë në Bruksel për samitin BE-Afrikë, ministri i jashtëm i Ugandës Odongo Jeje anashkaloi von der Leyen dhe bëri shtërngim duarsh me me Presidentin e këshillit të Be-së Charles Michel dhe më pas me presidentin francez Emmanuel Macron.

Më pas ai zuri vendin e tij në portretin e grupit midis von der Leyen dhe Michel.

Por gafa u shmang këtë herë kur Macron ndërhyri dhe dyshohet se i tha Odongos se ai mund të dëshironte të përshëndeste dhe Presidenten e Komisionit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco