Koha zero në Ukrainë: Mobilizim i përgjithshëm, shpërthime të vazhdueshme dhe mijëra të zhvendosur

Koha zero në Ukrainë: Mobilizim i përgjithshëm, shpërthime të vazhdueshme dhe mijëra të zhvendosur

08:40, 19/02/2022
A+ Aa A-

Udhëheqësi i Republikës së vetëshpallur Popullore i Donetskut, e cila është në luftë me ushtrinë qeveritare të Ukrainës, shpalli sot një " mobilizim të përgjithshëm " mes shqetësimeve për një pushtim rus.

“U bëj thirrje bashkatdhetarëve të mi rezervë që të paraqiten në zyrat ushtarake. Sot firmosa dekretin e mobilizimit të përgjithshëm”, tha Dennis Pushilin në një mesazh të regjistruar.

Njoftimi i Pushilin vjen ndërsa vëzhguesit nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ( OSBE ) vërejnë një "rritje dramatike" të dhunës përgjatë vijës së parë të frontit midis separatistëve pro-rusë dhe trupave qeveritare.

Autoritetet në Republikën e vetëshpallur Popullore të Danetskut thanë sot se zjarri i artilerisë nga ushtria qeveritare ukrainase dëmtoi një stacion uji në lagjen Vasilyevka, i cili u shërben zonave në të dy anët e linjës, ndërsa qëllonte pa dallim. 

Situata në vijën e kontaktit në "demokracitë popullore" të Danetskut dhe Luhanskut është përkeqësuar me shpejtësi që nga mëngjesi i  së enjtes, me të shtëna të forta armësh dhe mortaja. 

Gjithashtu autoritetet e Luhanskut janë shprehur se po evakuojnë civilët.

Ushtria ukrainase njoftoi se mëngjesin e sotëm janë regjistruar 12 shkelje të marrëveshjes së armëpushimit dhe 66 të tjera në 24 orët e mëparshme.

 Stafi ukrainas raportoi përmes Facebook se separatistët hapën zjarr mbi më shumë se 20 vendbanime , madje edhe me artileri të rëndë, diçka e ndaluar sipas marrëveshjeve të Minskut.

Vëzhguesit e OSBE-së kanë raportuar më herët 222 shkelje të armëpushimit në vijën e frontit në rajonin e Donetskut.

Uashingtoni ka paralajmëruar prej javësh se Moska po kërkon një pretekst në kufi për të pushtuar Ukrainën. 

Rusia i ka mohuar akuzat në një deklaratë të lëshuar të premten duke thënë se “Akuza të ngjashme, të pabaza në lidhje me sigurinë e Rusisë janë bërë më shumë se një herë'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco