‘Rusia po vendos bomba në Donetsk’/ Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ngre alarmin

‘Rusia po vendos bomba në Donetsk’/ Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ngre alarmin

21:17, 18/02/2022
A+ Aa A-

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës, Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës ka informacione se shërbimet speciale ruse ndoshta po vendosin bomba në ndërtesa në Donetsk, Ukrainë.

Sipas një postimi në Twitter, ministria e Mbrojtjes njofton se më herët, një shpërthim i madh ndodhi  jashtë ndërtesës së administratës së kontrolluar nga separatistët në qytetin Donetsk të kontrolluar nga rebelët në Ukrainën lindore.

Shpërthimi vjen pas paralajmërimeve të shumta nga SHBA-ja dhe të tjerët për një incident të “flamurit të rremë”, i përdorur nga Rusia si pretekst për të justifikuar një sulm ushtarak në Ukrainë.

Kjo vjen disa orë pasi udhëheqësi i Republikës Popullore të Donetskut (DNR), Denis Pushilin, njoftoi se banorët do të evakuoheshin nga qyteti në rajonin e Rostovit të Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco