Rusia: Mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova janë dërguar në Ukrainë

Rusia: Mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova janë dërguar në Ukrainë

12:39, 18/02/2022
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, pretendon se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina janë dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës, të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

“Rusia ka informacione se mercenarë nga këto shtete janë dërguar atje”, tha Lavrov, i cituar nga “Sputnik”. Lavrov tha se Rusia po i verifikon me shumë kujdes informacionet që ka mbledhur për rekrutimin e mercenarëve, për të luftuar në Donbas.

Në fillim të muajit, Moska u informua nga shërbimet inteligjente të separatistëve të mbështetur prej saj në këtë krahinë, për praninë e mercenarëve britanikë dhe polakë.

Krahina e Donbasit, bashkë me atë të Luhanskut, është një prej epiqendrave të konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë, të nisur prej vitit 2014, kur Moska aneksoi edhe Gadishullin e Krimesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 18/02/2022 13:09

Keto deklarata qe bene Lavrov, na kujtojne deklaratat e Geringut para pushtimit te Polonise! Pra lufta eshte afer!!??

Shto koment

Denonco