Kriza në Ukrainë, avioni gjigand niset me dollarë nga SHBA-ja drejt Rusisë

Kriza në Ukrainë, avioni gjigand niset me dollarë nga SHBA-ja drejt Rusisë

09:54, 18/02/2022
A+ Aa A-

Ndërsa tensionet mes Rusisë dhe SHBA-së në lidhje me pushtimin e Ukrainës vazhdon, bankat ruse kanë tërhequr para nga llogaritë e tyre në SHBA.

Sipas statistikave të Bankës Qendrore ruse në vend është sjellur një avion gjigant me dollarë amerikan.

Shuma e parave të transferuar në Rusi vetëm dhjetorin e kaluar arriti në 4 miliardë e 970 milion dollarë për shkak të shqetësimeve se vendet perëndimore do të bllokonin aksesin në sistemin ndërkombëtar të transferatëve të parave SWIFT (Sistemi SWIFT përdoret gjerësisht nga bankat për të transferuar triliona dollar çdo ditë).

Mediat ruse shkruajnë se bankat private e kanë porositur këtë shumë nga revezerva federale e SHBA-së duke i dërguar asete tyre jashtë vendit si kolateral.

Duke pasur parasysh faktin se monedhat ishin prerje 100 dollarëshe, pesha totale e parave të dërguara në Rusi ishte 50 tonë.

Për të transportuar një ngarkesë të kësaj peshe nevojitet një avion gjigant mallrash.

Bankat private ruse grumbulluan në mënyrë të ngjashme para cash gjatë pushtimit të Krimesë në 2014, dhe shuma e parave të sjella në vend në periudhën mars-dhjetor të atij viti ishte 19 miliardë dollarë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco