Rrëzohet patinatorja ruse Kamila Valieva dhe del e katërta pas skandalit të dopingut

Rrëzohet patinatorja ruse Kamila Valieva dhe del e katërta pas skandalit të dopingut

09:32, 18/02/2022
A+ Aa A-

Patinatorja ruse Kamila Valieva doli e katërta në garën e patinazhit artistik për femra në Lojërat Olimpike të Pekinit, duke rënë disa herë gjatë kërcimit të saj mes presionit për rolin e saj në një skandal dopingu.

Shoqërueset e saj të skuadrës Anna Shcherbakova dhe Alexandra Trusova zunë vendin e parë dhe të argjendtë në garë me japonezen Kaori Sakamoto që fitoi medaljen e bronztë në garën tek femrat.

Valieva ishte favoritja për të fituar medaljen e artë, por ra dhe u pengua në programin e saj të patinazhit të lirë, një tronditje për kampionen evropiane të patinazhit artistik, e cila zakonisht kryen kërcime pothuajse të përsosura. Ajo doli e para në programin e shkurtër të së martës.

15-vjeçarja ka qenë në qendër të një skandali dopingu që ka përpirë Lojërat Olimpike të 2022 pasi ajo u pezullua për pak kohë nga Agjencia Ruse Anti-Doping më 8 shkurt, pasi fitoi e para në garën ekipore.

U zbulua se një analizë e kryer më 25 dhjetor 2021 gjatë kampionatit rus të patinazhit artistik përmbante trimetazidine, një ilaç për anginëm që ishte i ndaluar nga Agjencia Botërore Anti-Doping (ËADA) si një përforcues i mundshëm gjatë interpretimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco