Meteorologët britanik lëshojnë alarmin e kuq: Stuhia Eunice kërcënon jetën e banorëve

Meteorologët britanik lëshojnë alarmin e kuq: Stuhia Eunice kërcënon jetën e banorëve

07:58, 18/02/2022
A+ Aa A-

Meteorologët në Mbretërinë e Bashkuar kanë lëshuar një alarm të kuq për rrezikun për jetën pasi stuhia Eunice parashikohet të godasë pjesë të vendit sot, duke krijuar potencialisht një "sting jet " që mund të sjellë dëme të mëdha.

'Sting jet' i referohet një zone të vogël me erë jashtëzakonisht intensive që mund të formohet brenda stuhive që kalojnë në Britaninë e Madhe, Irlandë dhe pjesë të Evropës

Edhe pse e rrallë,'sting jet'  mund të ndodhë kur stuhia Eunice do godas të premten (18 shkurt) Britaninëe Madhe.

Sinoptikanët kanë paralajmëruar se një veçori e rrallë e motit e quajtur 'sting jet' mund ta bëjë stuhinë e dytë të Britanisë këtë javë edhe më të rrezikshme se e para.

Stuhia Eunice do të arrijë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë në orët e para të mëngjesit të së premtes, me paralajmërime të forta të erës në pjesën më të madhe të vendit nga ora 5 e mëngjesit.

Zyra e Meteorologjisë thotë se erërat e forta deri në 90 mph ka të ngjarë të shkaktojnë mbeturina fluturuese, largimin e kulmeve të ndërtesave dhe rrëzimin e linjave të energjisë.

Shërbimi i motit në Mbretërinë e Bashkuar, Zyra Met u bën thirrje njerëzve që të udhëtojnë vetëm nëse është "e nevojshme" dhe paralajmëroi shoferët për mbylljet e rrugëve ditën e sotme.

 Njerëzit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar duhet të shmangin dhe parkimin pranë pemëve.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco