Komandantët e NATO, plane për njësi të reja luftarake në Evropën Lindore

Komandantët e NATO, plane për njësi të reja luftarake në Evropën Lindore

14:01, 17/02/2022
A+ Aa A-

Bruksel – NATO-ja i ka ngarkuar komandantët e saj të përpunojnë detajet për një dislokim të njesive luftarake në krahun juglindor të aleancës, si kundërpërgjigje e gatishmërisë ushtarake të Rusisë në kufijtë e Ukrainës, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg.

“Ministrat vendosën të zhvillojnë opsione për të forcuar më tej fuqinë parandaluese dhe mbrojtjen e NATO-s, duke përfshirë marrjen në konsideratë të krijimit të njesive të reja të betejës së NATO-s në Evropën qendrore, lindore dhe juglindore”, u tha Stoltenberg gazetarëve në një takim dy-ditor të ministrave të mbrojtjes të aleancës në Bruksel.

"Komandantët tanë ushtarakë tani do të punojnë me detajet dhe do të raportojnë brenda javësh," shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco