Shkoi për tu lutur në kishë me familjen/ 16 vjeçari gjendet i pajetë në tualet

Shkoi për tu lutur në kishë me familjen/ 16 vjeçari gjendet i pajetë në tualet

15:35, 16/02/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje aq sa tronditëse dhe e çuditshme ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku një djalë 16 vjeçar ka pësuar vdekje pas një dhimbjeje të zakonshme të kokës.

Babai i tij i pikëlluar tregon se adoleshenti pati dhimbje koke gjatë kohës që po luteshin në kishë dhe u rrëzua për vdekje në tualet.

Calvin Middleton kishte qenë si normalisht në Kishën Metodiste Cheadle Hulme me familjen e tij, por kur u bë shumë kohë që ai nuk u kthye nga tualeti, babai i tij i shkoi nga pas.

Sipas raportimit të policisë, ai e gjeti përmbys, pa ndjenja dhe se kishte pësuar gjakderdhje të papritur në tru.

Por ajo që ata menduan se ishte një migrenë ishte në fakt një hemorragji intrakraniale – një venë e vogël në pjesën e pasme të kokës së tij e cila i kishte plasur, raportoi Manchester Evening Neës.

Ai u shua në banjë dhe nuk rifitoi kurrë vetëdijen, pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të mjekëve, përpara se të shpallej i vdekur pak pas orës 2 të mëngjesit të së hënës, më 14 shkurt.

Ai ishte vetëm disa muaj larg nga marrja e GCSE-së dhe kishte një të ardhme premtuese përpara tij duke studiuar matematikë dhe shkenca kompjuterike kur jeta e tij u ndërpre.

“Një minutë djali im ishte atje, dhe tjetrin sapo kishte ikur,” tha babi Andreë, duke folur mes lotësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco