Shefi i policisë së Otavës dorëhiqet, u kritikua për ‘menaxhim jo të mirë’ të protestave kundër vaksinimit

Shefi i policisë së Otavës dorëhiqet, u kritikua për ‘menaxhim jo të mirë’ të protestave kundër vaksinimit

15:04, 16/02/2022
A+ Aa A-

Shefi i policisë së Otavës, Peter Sloly, ka dhënë dorëheqjen pas disa javësh kritikash për trajtimin e protestave kundër vaksinave që kanë paralizuar qytetin.

Sipas mediave të huaja, protestuesit kanë pushtuar qendrën e kryeqytetit të Kanadasë për 19 ditë, duke ndaluar trafikun dhe duke nervozuar edhe banorët.

Kryeministri të hënën thirri Aktin e Emergjencave si “zgjidhjen e fundit” në përgjigje të protestave.

Dhe Bordi i Shërbimeve të Policisë së Otavës konfirmoi dorëheqjen e Sloly në një takim publik të martën.

“Që nga fillimi i kësaj demonstrate, unë kam bërë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur këtë qytet të sigurt dhe për t’i dhënë fund kësaj krize të paprecedentë dhe të paparashikueshme”, citohet të ketë thënë ai.

Megjithatë, kritikët e tij thonë se ai nuk ka bërë sa duhet për të menaxhuar protestat.

Të hënën, kryeministri Justin Trudeau ndërmori hapin e paprecedentë duke thirrur Aktin e Emergjencave, për të cilin ai tha se do t’i jepte policisë lokale “më shumë mjete” për t’u marrë me protestuesit.

Anëtarët e Policisë Mbretërore Kanadeze (RCMP) dhe Policisë Provinciale të Ontarios (OPP) do të vendosen për të ndihmuar, gjithashtu. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco