Pak efektive, pilula anti-Covid mund të mos miratohet fare nga BE-ja

Pak efektive, pilula anti-Covid mund të mos miratohet fare nga BE-ja

13:41, 16/02/2022
A+ Aa A-

Një ilaç antiviral oral Covid nga Merck mund të mos i jepet miratimi i BE-së për shkak të "të dhënave problematike", raporton Financial Times.

Ilaçi, molnupiravir, është autorizuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), por gazeta thotë se Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nuk ka gjasa të japë autorizim të kushtëzuar të tregtimit për ilaçin.

Një person në dijeni të procesit të miratimit i tha FT se është "e mundur" që molnupiravir të mos e marrë fare miratimin.

EMA nuk pranoi të komentojë mbi çështjen që po rishikohet në vazhdim.

Rishikimi i pilulës Merck nga EMA, i zhvilluar me “Ridgeback Biotherapeutics” është vonuar pasi të dhënat e provës të publikuara në nëntor treguan se ilaçi ishte dukshëm më pak efektiv sesa mendohej më parë.

Të dhënat e para nga një provë treguan se ilaçi përgjysmoi rrezikun e shtrimit në spital dhe të vdekjes, por një analizë e mëvonshme zbuloi se efikasiteti i tij është tek 30%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco