Ukrainasit ngrenë flamurin e tyre në të gjithë vendin: Nuk kemi frikë nga askush

Ukrainasit ngrenë flamurin e tyre në të gjithë vendin: Nuk kemi frikë nga askush

12:38, 16/02/2022
A+ Aa A-

Ukrainasit ngritën sot flamurin e vendit të tyre dhe kënduan himnin kombëtar për të treguar united përballë frikës së një pushtimi rus, i cili sipas fuqive perëndimore është i afërt.

Flamuri ukrainas u valëvit jashtë shkollave, spitaleve dhe dyqaneve në ‘Ditën e Unitetit’ e cila u shpall si festë nga Presidenti i vendit Volodymyr Zelensky këtë javë pas grumbullimit të trupave ruse në kufirin ukrainas.

Bulevardi kryesor i Kievit nuk ishte i mbushur vetëm me flamuj por edhe me njerëz.

“Është një ditë normale, por këta flamuj janë këtu për një arsye, për të treguar se nuk kemi frikë nga askush. Nuk na trembin”, tha Mikola, pronare e një dyqani.

Ndërsa nga një altoparlant i vendosur në një zyrë të qeverisjes vendore në Kiev transmetonte këngë patriotike, ndërsa televizionet dhe rrjetet qeveritare në Youtube po transmetojnë fjalime që të kujtojnë pavarësinë e Ukrainës .

"Të gjithë duan të na trembin dhe ne erdhëm për të qëndruar," tha një pensioniste, Ludmilla , e cila mban dhe një karficë të vogël me flamurin ukrainas në pallton e saj.

Në stadiumin Olimpik në Kiev, dhjetëra njerëz shpalosën një flamur ukrainas 200 metra të gjatë, të cilin e valëvitën nën tingujt e muzikës patriotike.
Në një fjalim televiziv, Zelensky tha se ukrainasit ishin të bashkuar në një dëshirë të përbashkët për të "jetuar në paqe, lumturi'.

“Askush nuk mund ta dojë vendin tonë aq sa ne. Vetëm ne mund ta mbrojmë atë." shtoi presidenti ukrainas.

Ndërsa sot Zelensky do të inspektojë stërvitjet ushtarake në Rivne dhe do të fluturojë në rajonin lindor të Donbass për t'u takuar me ushtarët që shërbejnë atje.

Zelensky, i cili është gjithashtu një përdorues aktiv i mediave sociale, u bëri thirrje ukrainasve të postojnë foto dhe video me flamurin ukrainas dhe të shtojnë hashtagun #UnityDay.

"Sot ne kemi vërtetuar se ne ukrainasit jemi një komb i bashkuar, një popull i bashkuar ," tha Pavlo Khorinov , një zyrtar në Institutin Shtetëror për Politikën e Familjes dhe Rinisë.
Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco