Mjekët italianë, grevë dyditore nga 1 marsi kundër ngarkesës së madhe në punë

Mjekët italianë, grevë dyditore nga 1 marsi kundër ngarkesës së madhe në punë

12:40, 16/02/2022
A+ Aa A-

Mjekët italianë do të marrin pjesë në një grevë dyditore nga 1 marsi kundër asaj që ata e quajtën një "ngarkese të padurueshme pune" në mes të pandemisë Covid, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Mjekët do të organizojnë një demonstratë në Romë, jashtë Ministrisë së Shëndetësisë.

Organizatat sindikale Smi dhe Simet kritikuan “ngarkesat në punë” dhe “mungesën e masave mbrojtëse”, duke theksuar gjithashtu “dështimin për të kompensuar familjet e kolegëve që vdiqën nga Covid”. Sipas sindikatës, “kjo është një shuplakë nga shteti”.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 28 630 raste të reja me Covid në Itali dhe 281 viktima të tjera të virusit, tha Ministria e Shëndetësisë.

Rreth 151,684 persona kanë vdekur deri më tani nga koronavirusi në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco