Skocia, vaksina për Covid edhe fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç

Skocia, vaksina për Covid edhe fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç

12:31, 16/02/2022
A+ Aa A-

Fëmijëve nga mosha 5 deri në 11 vjeç në Skoci do t'u ofrohet një vaksinë kundër Covid-19, tha Nicola Sturgeon.

Ministrat  e Skocisë kanë pranuar rekomandimet nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI). Ministrja e Parë tha: "Edhe pse ende nuk është publikuar zyrtarisht nga Komiteti, si kolegët në Uellse dhe ne kemi marrë këshilla nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) i cili rekomandon vaksinimin kundër Covid-19 për të gjithë fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç. Mund të konfirmoj se ministrat e kanë shqyrtuar këtë këshillë dhe janë të kënaqur të pranojnë rekomandimet e tij."

Ajo shtoi: "Gjatë gjithë pandemisë, synimi ynë ka qenë që të ndjekim provat klinike dhe shkencore të disponueshme për ne dhe do të doja të falënderoja edhe një herë Komitetin për punën e palodhur në shqyrtimin shkencor dhe ofrimin e udhëzimeve të qarta."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco