Përdorori fjalët e gabuara gjatë pagëzimit, prifti ju bën 'gjëmën' besimtarëve

Përdorori fjalët e gabuara gjatë pagëzimit, prifti ju bën 'gjëmën' besimtarëve

11:37, 16/02/2022
A+ Aa A-

Prifti i kishës së San Gregorio në Phoenix (SHBA), Andres Arango ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij duke iu kërkua falje besimtarëve, pasi për 26 vite ka përdorur gabim formulën e pagëzimit.

Në vend të thoshte ‘ unë ju pagëzoj’ ai ka thënë ‘ju pagëzojmë’.

Nisur nga kjo edhe sakramentet e mëvonshme në një zinxhir janë të gjitha për t’u ribërë.

Një fatkeqësi me pak fjalë.

Gabimi u zbulua në mesin e vitit 2021 dhe pas kontrolleve të duhura, peshkopi i dioqezës, Thomas Olmsted, informoi besimtarët me një komunikim zyrtar të publikuar në faqen e kishës:

''Pas një studimi të kujdesshëm nga zyrtarët dioqezanë dhe pasi u konsultua me Kongregacionin për Doktrinën e Besimit në Romë u vendos që formula e përdorur nga famulltari: ‘Ne ju pagëzojmë në emër të Atit dhe Birit dhe Shpirtit të Shenjtë’ nuk mund të konsiderohet e pranueshme. Nuk është komunitetit që pagëzon por një person dhe është Krishti dhe vetëm Ai që kryeson të gjitha sakramentet dhe për këtë është aryse është Jezu Krishti që pagëzon. Prandaj të gjitha të rinovohen. Më vjen sinqerisht keq që ky gabim ka shkaktuar një ndërprerje në jetën e sakramentale të një numri të caktuar besimtarësh. Kjo është arsyeja pse unë marr përsipër të marr çdo hap të nevojshëm për të korrigjuar situatën për të gjithë ata që janë goditur’ shkruhej në komunikatën zyrtare të kishës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco