Vaksininimi për COVID në shtatzëni ndihmon në mbrojtjen e foshnjave pas lindjes, thotë studimi i ri

Vaksininimi për COVID në shtatzëni ndihmon në mbrojtjen e foshnjave pas lindjes, thotë studimi i ri

11:00, 16/02/2022
A+ Aa A-

Vaksinimi i grave shtatzëna kundër COVID-19 mund të ndihmojë në parandalimin e shtrimeve në spital nga virusi të foshnjave pas lindjes, veçanërisht nëse nënat shtatzëna i kanë bërë vaksinat më vonë gjatë shtatzënisë, sugjeron një studim i ri i publikuar të martën.

Gjetjet hedhin dritë nëse përfitimet e vaksinimit gjatë shtatzënisë shtrihen tek foshnjat që mund të jenë shumë të vogla për të bërë vaksinat.

Studiuesit nga disa spitale pediatrike amerikane dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) i mbikqyrën fëmijët nën moshën gjashtë muajsh midis korrikut 2021 dhe janarit 2022.

Studimi analizoi të dhënat nga 379 foshnja të shtruara në spital; 176 me COVID-19 dhe 203 që u pranuan për çështje të tjera.

Aty zbulohet se vaksinat e COVID-19 ishin 61% efektive në përgjithësi në parandalimin e shtrimeve në spital te fëmijët, nënat e të cilëve ishin vaksinuar gjatë shtatzënisë.

Kjo mbrojtje u rrit në 80% kur nënat u vaksinuan 21 javë deri në 14 ditë para lindjes.

Efektiviteti i vaksinimit ra në 32% për foshnjat, nënat e të cilave ishin vaksinuar më herët gjatë shtatzënisë.

Komplikimet e COVID gjatë shtatzënisë

Autorët e studimit paralajmëruan se vlerësimet për efektivitetin më herët në shtatzëni duhet të interpretohen me kujdes për shkak të kampionit të vogël.

"Tani për tani ne duam të sigurohemi që po mbrojmë si nënën ashtu edhe foshnjën," tha Dana Meaney-Delman e CDC.

“Pra, sa më shpejt që një grua shtatzënë të jetë e gatshme të vaksinohet, ajo duhet ta bëjë këtë”.

Gratë shtatzëna janë në rrezik të shtuar për sëmundje të rënda nga COVID-19 dhe infektimi nga virusi gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun e lindjes së parakohshme, lindjes së fetusit të vdekur dhe ndoshta komplikime të tjera të shtatzënisë, sipas CDC.

CDC rekomandon që gratë që janë shtatzëna, që ushqejnë me gji, po përpiqen të mbeten shtatzënë tani ose mund të mbeten shtatzënë në të ardhmen, të vaksinohen dhe të jenë të përditësuara me vaksinat për COVID-19.

Në janar, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) inkurajoi gjithashtu gratë shtatzëna që të vaksinohen, duke vënë në dukje provat në rritje që sugjerojnë se vaksinat mRNA, si ato të prodhuara për të luftuar virusin nuk shkaktojnë komplikime gjatë shtatzënisë, përfshirë këtu lindjet e parakohshme dhe foshnjat nën peshë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco