Tragjedia/ Dhjetë të vdekur dhe 11 të zhdukur pasi peshkarexha spanjolle u fundos në brigjet e Kanadasë

Tragjedia/ Dhjetë të vdekur dhe 11 të zhdukur pasi peshkarexha spanjolle u fundos në brigjet e Kanadasë

10:27, 16/02/2022
A+ Aa A-

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 11 rezultojnë të zhdukur pasi një anije peshkimi spanjolle u mbyt në brigjet lindore të Kanadasë. Tre anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar dhe përpjekjet për të gjetur të mbijetuar po vazhdojnë. Ekuipazhi prej 24 personash përfshinte 16 spanjollë, shtetas peruan dhe ganez, sipas raporteve të mediave spanjolle.

Anija, e regjistruar në 2004 dhe me qendër në portin Marin në rajonin spanjoll Galicia u fundos në ujërat pranë Neëfoundland të Kanadasë. Dy alarme fatkeqësie u morën nga anija Villa de Pitanxo më shumë se 450 km nga toka, sipas agjencisë spanjolle të kërkimit dhe shpëtimit në det Salvamento Maritimo. Një mision kanadez shpëtimi nisi, duke vendosur një anije shpëtimi, një helikopter si dhe varka peshkimi në rajon.

Kushtet e motit, duke përfshirë detin e trazuar dhe erërat e forta, po ndërlikonin kërkimin për të mbijetuarit. Tre të mbijetuarit u gjetën në një varkë shpëtimi që vuanin nga hipotermia dhe u transportuan me helikopter të rojes bregdetare kanadeze në vend të sigurt raporton “BBC”.

“Dy barkat e shpëtimit ishin plotësisht bosh dhe në njërën prej tyre ishin vetëm tre të mbijetuar në një gjendje shoku hipotermik sepse temperatura e ujit është e tmerrshme, shumë e ulët” i tha radios publike spanjolle Maica Larriba, një përfaqësuese e qeverisë qendrore në Pontevedra, Galicia. Ekipet e shpëtimit shpresojnë të gjejnë më shumë njerëz të gjallë.

“Fakti që ne kemi gjetur tashmë tre të mbijetuar në një gomone shpëtimi na jep atë shpresë se të tjerët ishin në gjendje ose të futeshin në kostumet e tyre të mbijetesës, të hipnin në gomonen e shpëtimit dhe të zbrisnin nga anija,” i tha agjencisë së lajmeve “AFP” Brian Oëens i Qendrës së Përbashkët të Koordinimit të Shpëtimit të Kanadasë. Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez tha se ai po ndiqte operacionin e shpëtimit “me shqetësim”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco