VIDEO/ Dalin pamjet e tërheqjes së trupave ruse gjatë natës

VIDEO/ Dalin pamjet e tërheqjes së trupave ruse gjatë natës

09:21, 16/02/2022
A+ Aa A-

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi sot një video që tregon tanke dhe automjete ushtarake që largohen nga gadishulli ukrainas, Krime,  i aneksuar nga Moska pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake atje.

Vendosja e trupave ruse në Krime gjatë krizës ka ngritur shqetësimet për një pushtim të mundësh nga Rusia të Ukrainës.

Ministria ruse e Mbrotjes tha sot në një deklaratë 'se njësitë e Qarkut Ushtarak Jugor, të cilat kanë përfunduar pjesëmarrjen e tyre në zonat e testimit të gadishullit të Krimesë, drejtohen me trena për në bazat e tyre të përhershme".

Televizioni rus transmetoi pamjet e një treni që transportonte tanke duke kaluar natën në urën e ngushticës së Kerçit e ndërtuar nga Moska për të aneksuar Krimenë në territorin rus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco