Numër i lartë viktimash nga Covid-19 në Turqi

Numër i lartë viktimash nga Covid-19 në Turqi

08:57, 16/02/2022
A+ Aa A-

Turqia ka regjistruar 309 viktima , numri më i lartë i të vdekurve në 9 muaj dhe  94,730 raste në 24 orë.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca u bëri thirrje veçanërisht të moshuarve dhe personave që vuajnë nga sëmundjet themelore që të tregohen jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të respektojnë masat mbrojtëse.

“Fakti që  të infektuarit me Omicron kanë simptoma më të lehta nuk do të thotë se duhet të jemi të qetë. “Të mos harrojmë se numri i vdekurve është i lartë”, ka shkruar Kotza në një postim në Tëitter.

Për sa i përket programit të vaksinimit, 57,58 milionë persona janë vaksinuar me një dozë të vetme, 52,65 milionë janë vaksinuar plotësisht dhe 26,36 milionë kanë marrë dozën përforcuese.

Që nga fillimi i pandemisë, Turqia ka regjistuar 13,079,683 raste dhe 91,117 viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco