Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Polici vret ish-partneren pasi e pa me një tjetër në makinë

VIDEO/ Polici vret ish-partneren pasi e pa me një tjetër në makinë

15:25, 15/02/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi. Një polic ka vrarë në mes të rrugës ish-partneren e tij, pasi e pa në makinë me një burrë tjetër.

Mediet turke raportojnë se polici i bëri sinjal makinës të ndalonte dhe më pas qëlloi çiftin me armë zjarri.

Për fat të keq ish-partnerja e tij ndërroi jetë nga të shtënat, ndërsa burri që ishte në makinë me të është plagosur rëndë.

Sipas prestigjozes ‘Hurriyet , ngjarja e përgjakshme ndodhi të shtunën e kaluar në një rrugë kryesore në Bursa.

Autori 52-vjeçar, ishte ndarë nga Jasemin dy muaj më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco