Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ministri ukrainas: Pushtimi rus është shmangur! Kremlini: Asgjë e re

Ministri ukrainas: Pushtimi rus është shmangur! Kremlini: Asgjë e re

13:06, 15/02/2022
A+ Aa A-

Një fije shprese në konfliktin e Ukrainës.

Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba beson se një pushtim rus është shmangur për momentin.

“Ne dhe aleatët tanë arritëm të parandalojmë një përshkallëzim të mëtejshëm rus. Tashmë është mesi i shkurtit dhe mund ta shihni se diplomacia është ende duke funksionuar,” tha ai.

Rusia tërhoqi disa trupa nga kufiri me Rusinë, duke shtuar shpresat se nuk do ketë një sulm të mërkurën, ashtu siç ishte paralajmëruar. Kremlini tha se tërheqja e trupave nuk është diçka e re.

“Ne e kemi thënë vazhdimisht se pas stërvitjes, trupat do kthehen në bazat e tyre të përhershme. Nuk ka asgjë të re. Është një proces i zakonshëm,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai akuzoi SHBA se po i hedh benzinë krizës, duke paralajmëruar vazhdimisht se pushtimi është në prag.

Madje ai tha se Putin është tallur me këtë gjë. “Ai na kërkoi që të gjejmë nëse është publikuar edhe koha ekzakte e pushtimit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco