Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Del VIDEO nga tërheqja ruse/ Ukraina: Do e besojmë kur ta shohim vetë

11:08, 15/02/2022
A+ Aa A-

Rusia ka lajmëruar se disa nga trupat e saj po tërhiqen nga kufiri pranë Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi ka publikuar pamje kur tërhiqen tanket, të cilat do rikthehen në bazë.

Megjithatë, askush nuk thotë me saktësi nëse kjo tërheqje shënon qetësimin e situatës.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se Rusia duhet të tërheqë të gjithë trupat e saj.

“Ne kemi një rregull: mos beso atë që dëgjon, beso atë që sheh. Kur të shohim një tërheqje, do të besojmë se situata është qetësuar,” tha ai.

Gazeta Daily Mail shkruan se kjo tërheqje e Putinit mund të jetë një lëvizje taktike mashtruese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco