Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

COVID-19/ OBSH i bie ‘këmbanës’ për vendet e Europës Lindore

COVID-19/ OBSH i bie ‘këmbanës’ për vendet e Europës Lindore

11:05, 15/02/2022
A+ Aa A-

'Një valë e re e variantit Omicron është në rrugën e saj drejt Evropës Lindore' njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) , duke u bërë thirrje autoriteteve të përmirësojnë fushatat e vaksinimit dhe masat e tjera.

Numri i rasteve në Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Rusi dhe Ukrainë është dyfishuar në dy javët e fundit, sipas një deklaratë të Hans Kluge, Drejtor Rajonal i OBSh-së për Europën.

Vërejtjet e tij vijnë në një kohë kur shumë vende evropiane, përfshirë Republikën Çeke dhe Poloninë , kanë lënë të kuptohet se do të lehtësojnë kufizimet ndaj pandemisë muajin e ardhshëm nëse numri ditor i rasteve vazhdon të bjerë.

OBSH theksoi nevojën e vazhdueshme për masa të tilla si testet e shpejta dhe përdorimin e maskës , duke thënë se më shumë se 165 milionë raste të koronavirusit janë raportuar deri më tani në rajonin e Evropës të mbuluar nga OBSH dhe 25,000 vdekje të raportuara javën e fundit.

Kluge iu bën thirrje qeverive të Eurpës Lindore të hetojnë arsyet e numrit të ulët të vaksinimit : Më pak se 40% e qytetarëve mbi moshën 60 vjeç në Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kirgistan, Ukrainë dhe Uzbekistan kanë përfunduar vaksinimin e tyre kundër koronavirusit, raportoi Kluge.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco