‘14 mijë dëshmorë po na shikojnë nga qielli’/ Presidenti i Ukrainës njofton sulmin rus: Nuk dorëzohemi!

‘14 mijë dëshmorë po na shikojnë nga qielli’/ Presidenti i Ukrainës njofton sulmin rus: Nuk dorëzohemi!

22:22, 14/02/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i është drejtuar popullit me një fjalim prekës, ku i njofton se “16 shkurti do të jetë dita e sulmit” të Rusisë ndaj vendit të tyre.

Në postimin e tij në Facebook, Zelensky ka bërë një deklarata befasuese pasi ai nuk tregoi burimin e informacionit.

Zelenskiy: Ne do ta bëjmë atë ditë, ditë uniteti. Ata po përpiqen të na frikësojnë duke caktuar sërish një datë për fillimin e aksionit ushtarak.

Ne jemi  të trembur nga një luftë e madhe dhe caktimi edhe një herë i ditës së sulmit ushtarak. Kjo nuk është hera e parë. Por shteti ynë është më i fortë se kurrë. Ne përpiqemi për paqe dhe duam t’i zgjidhim të gjitha çështjet përmes negociatave.

Ne kemi aspiratë të madhe europiane. Ne duam lirinë dhe jemi gati të votojmë për të. 14 mijë ushtarë dhe civilë të vdekur në këtë luftë (që nga agresioni rus në territorin ukrainas që nga viti 2014) po na shikojnë nga qielli. Ne nuk do ta tradhtojmë kujtimin e tyre. Të gjithë duam të jetojmë të lumtur dhe lumturia i do të fortët. Ne kurrë nuk jemi dorëzuar dhe s’do ta mësojmë tani këtë. Duaji Ukrainën. Ne jemi në paqe. Ne jemi të fortë! Ne jemi bashkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco