Ish-Shefi i Inteligjencës Kombëtare të SHBA zbulon prova për fabrikimin e Dosjes Trump

Ish-Shefi i Inteligjencës Kombëtare të SHBA zbulon prova për fabrikimin e Dosjes Trump

15:18, 14/02/2022
A+ Aa A-

Nga Brooke Singman-Fox News

Ish-Drejtori i Inteligjencës Kombëtare (DNI) John Ratcliffe pati disa takime me Prokurorin Special John Durham dhe i tha se kishte fakte nga inteligjenca për të mbështetur ngritjen e akuzave për shumë persona të përfshirë në hetimin e tij në origjinën e çështjes Trump-Rusi, thanë burimet për Fox News.

Fox News raportoi për dokumentet e fundit të Durhamit që supozonin se avokatë të fushatës presidenciale të Hillary Clinton më 2016 kishin paguar për të infiltruar në serverët që i përkisnin Kullës Trump e më pas Shtëpisë së Bardhë, me qëllim krijimin e ‘ndërhyrjes’ dhe ‘historisë’ për t’i çuar në agjencitë e qeverisë federale që lidhnin Donald Trump me Rusinë.

Fox News raportoi fillimisht në tetor 2020 se Ratcliffe i kishte paraqitur Departamentit të Drejtësisë rreth 1000 faqe materiale për të mbështetur hetimin e Durhamit.

‘Fakte të mjaftueshme’

Por burime të Fox News thanë këtë javë se gjatë takimeve me Durham, Ratcliffe, i cili ka shërbyer si kongresmen dhe ish-prokuror për Distriktin Lindor të Teksasit, tha se besonte që kishte ‘fakte të mjaftueshme’ në ato materiale për të akuzuar shumë persona.

Burimet tregojnë për një pjesë kyç të materialit sekret të deklasifikuar, për të cilin Fox News raportoi në tetor 2020, që zbulon se zyrtarë të inteligjencës brenda CIA-s i kaluan një referim hetimor Clintonit që supozohet se aprovonte një plan ‘në lidhje me bashkëpunimin e kandidatit presidencial Donald Trump dhe hakerëve rusë për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, si mënyrë për largimin e vëmendjes së publikut nga përdorimi nga ana e saj i një serveri privat për emaile (zyrtare)’.

Burimet thanë se dokumenti i CIA-s, i njohur edhe si Counterintelligence Operational Lead (CIOL) (Drejtuesi Operacional i Kundërzbulimit) i ishte dërguar edhe FBI-së dhe drejtorit të atëhershëm të saj, James Comey, dhe zëvendës ndihmësdrejtorit të atëhershëm të Kundërzbulimit, Peter Strzok.

‘Informacioni i mposhtëm jepet për përdorim ekskluziv nga byroja juaj për veprime hetimore në sfond ose për qëllime drejtuese sipas rastit’, thoshte qarkorja e CIA-s.

‘Ky memorandum përmban informacion sensitiv që mund të zbulojë burimin e tij. Duhet të përdoret me kujdes të veçantë dhe në baza nevoje për t’u ditur. Për të shmangur komprometim të mundshëm të burimit, çdo veprim hetimor i marrë në përgjigje të informacionit që vijon duhet të koordinohet më parë me Qendrën Drejtuese të Misioneve të Kundërzbulimit, seksionin ligjor’, thoshte qarkorja. ‘Nuk mund të përdoret në asnjë procedim ligjor – përfshirë aplikacionet FISA – pa miratim paraprak’.

‘Një shkëmbim [REDAKTIM] që diskuton miratimin nga kandidatja presidenciale e SHBA Hillary Clinton për planin në lidhje me kandidatin presidencial amerikan Donald Trump dhe hakerët rusë që ndërhyjnë në zgjedhjet amerikane si mjet për largimin e vëmendjes së publikut nga përdorimi nga ana e saj i një serveri privat emaili’.

Qarkorja ka shumë pjesë të mbuluara.

Ngritje shqetësimesh

Një burim familjar me çështjen tha për Fox News se Ratcliffe, privatisht, kishte ngritur shqetësimin se CIOL i ishte drejtuar Comeyt dhe Strzokut.

Deri tani, Fox News nuk ka marrë ndonjë informacion që sugjeron se FBI hapi hetim për planin e Clintonit.

Ndërkaq, Ratcliffe ka deklasfikuar edhe dokumente që zbulojnë se ish-drejtori i CIA-s John Brennan informoi Presidentin Obama mbi planin e Hillary Clinton për krijimin e skandalit me Donald Trump.

‘Po marrim informacione të tjera mbi aktivitetet ruse nga [REDAKTIM]’, thotë shënimi i deklasifikuar i  Brennan.

Tre akuza

Deri tani, Durham ka ngritur akuza kundër tre personave si pjesë e hetimit të tij: kundër Igor Danchenko, më nëntor 2021; Kevin Clinesmith në gusht 2020, dhe Michael Sussmann në shtator 2021.

Ratcliffe tha për Fox News më 8 nëntor 2021 se priste shumë ngritje akuzash nga hetimi i Durham.

Danchenko u akuzua për deklarim të rremë dhe për mashtrim të FBI-së rreth burimit të informacionit që i dha Christopher Steele-t për dosjen anti-Trump. Edhe Kevin Clinesmith u akuzua për deklarim të rremë. Clinesmith i është referuar për përndjekje të mundshme nga zyra e inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë, e cila ka mbyllur shqyrtimin e saj për hetimin rus.

Durham ngriti akuzë kundër ish-avokatit të fushatës së Clintonit, Michael Sussmann, për deklarim të rremë para një agjenti federal. Sussmann nuk e ka pranuar akuzën.

Padia kundër Sussmann thotë se ai deklaroi për Këshilltarin e Përgjithshëm të FBI James Baker në shtator 2016, më pak se dy muaj para zgjedhjeve, se nuk po bënte punë për ndonjë klient kur kërkoi dhe krey një takim në të cilin paraqiti të dhëna të supozuara dhe dokumente që supozohet se demonstronin një kanal sekret komunikimi midis Trump Organization dhe Alfa Bank, e cila ka lidhje me Kremlinin.

Durham zbulon se Sussmann ‘i kishte mbledhur dhe përcjellë akuzat te FBI në emër të të paktën dy klientë specifikë, përfshirë një ekzekutiv teknologjie (Tech Executive 1) në një kompani interneti me bazë në SHBA (Internet Company 1) dhe fushatës së Clinton’.

Materialet e Durham thonë se rekordet financiare të Sussmann treojnë se ai ia dërgoi në mënyrë të përsëritur fushatës së Clintonit faturat për punën në lidhje me akuzat për bankën me lidhje ruse.

Sussmann dhe Tech Executive janë takuar dhe kanë komunikuar me një tjetër partner ligjor i cili shërbente si Këshilltar i Përgjithshëm për fushatën e Clinton. Burimet thanë se ai është Marc Elias, i cili punonte në firmën ligjore Perkins Coie.

Perkins Coie është firma përmes së cilës Komitetit Kombëtar Demokrat dhe fushata e Clintonit financuan Dosjen Trump. Dosja e paverifikuar kishte autor ish-agjentin e inteligjencës britanike Christopher Steele dhe u porosit nga firma opozitare e kërkimeve Fusion GPS.

 ‘Sasi të mëdha të dhënash interneti’

Ndërkohë, në dosjen e fundit të Durham thuhet se në korrik 2016, ekzekutivi i teknologjisë punoi me Sussmann, një firmë hetimore amerikane e mbajtur nga Firma Ligjore 1 në emër të fushatës së Clinton, studiues të shumtë kibernetikë dhe punonjës në kompani të shumta interneti për të ‘mbledhur të dhënat e supozuara dhe letra të bardha’.

‘Në lidhje me këto përpjekje, Tech Executive-1 shfrytëzoi aksesin e tij në të dhëna jo publike dhe/ose të pronarit të internetit’, thuhet në dosje. ‘Tech Executive-1 gjithashtu kërkoi ndihmën e studiuesve në një universitet me bazë në SHBA, të cilët po merrnin dhe analizonin sasi të mëdha të të dhënave në internet në lidhje me një kontratë kërkimore të sigurisë kibernetike të qeverisë federale në pritje’.

‘Tech Executive-1 i ngarkoi këta studiues të minonin të dhënat e internetit për të krijuar një ‘konkluzion’ dhe ‘histori’ duke e lidhur kandidatin e atëhershëm Trump me Rusinë’, thotë Durham. ‘Duke bërë këtë, Tech Executive-1 tregoi se ai po kërkonte të kënaqte disa VIP-a, duke iu referuar individëve në Firma Ligjore-1 dhe fushatës së Clintonit’.

Durham shkruan edhe se gjatë gjyqit të Sussmann, qeveria do të vërtetojë se midis të dhënave të internetit që shfrytëzoi Tech Executive-1 dhe bashkëpunëtorët e tij ishte edhe DNS e trafikut të internetit që i përkiste ‘(i) një ofruesi të veçantë të kujdesit shëndetësor, (ii) Kullës Trump, (iii) pallatit të Donald Trump në Central Park West, dhe (iv) Zyrës Ekzekutive të Presidentit të SHBA (EOP).

Durham deklaron se kompania e internetit për të cilën punonte Tech Executive-1 ‘kishte ardhur për të hyrë dhe mirëmbajtur serverë të dedikuar’ për Zyrën Ekzekutive të Presidentit si ‘pjesë e një marrëveshjeje të ndjeshme ku ofronte shërbime të zgjidhjes së DNS për EOP’.

‘Tech Executive-1 dhe bashkëpunëtorët e tij e shfrytëzuan këtë marrëveshje duke minuar trafikun DNS të EOP dhe të dhëna të tjera me qëllim të mbledhjes së informacioneve negativizuese për Donald Trump’, thotë Durham.

Dokumenti zbulon gjithashtu se Sussmann i dha një agjencie të dytë qeveritare amerikane më 2017 ‘një grup të përditësuar akuzash’, përfshirë të dhënat e bankës ruse dhe pretendime shtesë në lidhje me Trump.

Durham thotë se akuzat ‘bazoheshin pjesërisht në trafikun e supozuar DNS’ që Tech Executive-1 dhe të tjerët ‘kishin mbledhur në lidhje me Trump Tower, ndërtesën e apartamenteve të Donald Trump në New York City, EOP dhe ofruesin e lartpërmendur të kujdesit shëndetësor’.

Në takimin e Sussmann me agjencinë e dytë qeveritare amerikane, Durham thotë se ai ‘paraqiti të dhëna për të cilat pretendonte se pasqyronin kërkime të supozuara të dyshimta DNS nga këto entitete të adresave IP të lidhura me një ofrues rus të telefonisë celulare’ dhe pretendoi se kërkimet ‘demonstruan se Trump dhe/ose bashkëpunëtorët e tij përdornin telefona celularë të supozuar të rrallë, prodhim rus, në afërsi të Shtëpisë së Bardhë dhe vende të tjera.’

‘Zyra e Prokurorit Special nuk ka gjetur prova për këto akuza’, shkroi Durham.

Ai shtoi se të dhënat e mbledhura nga Tech Executive-1 zbuluan edhe se kërkimet kishin nisur që më 2014, gjatë Administratës Obama dhe vite para se Trump të merrte postin, ‘një tjetër fakt që akuzat e kishin lënë pa përmendur’.

Ish-Presidenti Trump reagoi ndaj dosjes të shtunën në mbrëmje, duke thënë se depozitimi i Durham-it ‘siguron prova të padiskutueshme se fushata dhe presidenca ime u spiunuan nga operativë të paguar nga fushata e Hillary Clinton në përpjekje për të ndërtuar një lidhje krejtësisht të fabrikuar me Rusinë’.

‘Ky është një skandal shumë më i madh në shtrirje dhe përmasa se Watergate, dhe personat e përfshirë e që kanë dijeni për këtë operacion spiunazhi duhet t'i nënshtrohen ndjekjes penale’, tha Trump. ‘Në një periudhë më të fortë kohore në vendin tonë, ky krim do të dënohej me vdekje’.

Trump shtoi: ‘Përveç kësaj, duhen paguar dëmshpërblime për të dëmtuarit nga kjo histori’.

Marrë nga FoxNews-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco