Ambasadori rus: Putinit nuk i plas fare për sanksionet e perëndimit

Ambasadori rus: Putinit nuk i plas fare për sanksionet e perëndimit

14:08, 14/02/2022
A+ Aa A-

Ambasadori rus në Suedi është shprehur se presidenti i vendit, Vladimir Putin nuk do të ja dijë fare për sanksionet që mund ti vendosen Moskës në rast të një pushtimi të Ukrainës.

‘Më falni për gjuhën e përdorur, por ne nuk na plas fare për sanksionet e tyre’, është shprehur Viktor Tatarinstev gazetës suedeze ‘Aftonbladet’, gjatë një interviste të dhënë gjatë ditës së dielë.

"Ne na kanë vënë tashmë kaq shumë sanksione dhe ka ndodhur që ata kanë pasur një efekt mjaft pozitiv për ekonominë dhe bujqësinë tonë," tha Tatarinstsev, duke shtuar se Rusia tashmë e ‘mban veten e vet’ dhe do të përballojë çdo sanksion ekonomik të vendosur nga SHBA-ja dhe aleatët e saj.

‘Ne tani ja dalim vetë vetes dhe kemi bërë të mundur që të rrisim eksportet tona. Ne nuk kemi djathë italian apo zviceran, por kemi mësuar të bëjmë mjaft djathë të mirë rus, duke përdorur recetat italiane dhe zvicerane’, ka thënë ambasadori.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco