Gjermanisë i kërkohet të shpëtojë shtetasin që rrezikon ta varin në Iran Jamshid Sharmahd, 66 vjeç

Gjermanisë i kërkohet të shpëtojë shtetasin që rrezikon ta varin në Iran

13:59, 14/02/2022
A+ Aa A-

Gjermania duhet të veprojë menjëherë për të parandaluar varjen e një shtetasi të arrestuar në Iran, i cili rrezikon dënimin me vdekje për akuzat e mohuara me forcë nga mbështetësit e tij, tha të hënën familja e tij dhe aktivistët që e përkrahin.

Aktivisti kundër regjimit, Jamshid Sharmahd, 66 vjeç, u paraqit në gjykatë në Teheran në fillim të këtij muaji i akuzuar për "përhapje të korrupsionit" përveç akuzave për përfshirje në një bombardim të një xhamie në 2008.

Nëse dënohet për këtë akuzë, për të cilën aktivistët thonë se përdoret shpesh kundër kundërshtarëve të qeverisë, ai mund të përballet me ekzekutim.

“Është me rëndësi të madhe që qeveria federale gjermane të veprojë menjëherë për të parandaluar vrasjen e planifikuar shtetërore të zotit Sharmahd”, thanë vajza e tij Gazelle dhe më shumë se dy duzina aktivistë të tjerë në një letër të hapur drejtuar Ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

“Ne ju nxisim që të merrni masa të menjëhershme, serioze dhe të qëndrueshme për të shpëtuar jetën e shtetasit gjerman 66-vjeçar dhe familjes së tij nga ky akt i tmerrshëm”, thanë nënshkruesit, mes të cilëve ishin ish0të arrestuar në Iran dhe anëtarë të familjeve të atyre që ende mbahen.

Familja e Sharmahd thotë se ai u rrëmbye nga shërbimet iraniane të sigurisë në vitin 2020 ndërsa ishte  tranzit për në Dubai dhe më pas u soll nën presion në Iran.

Ai është i lidhur me një grup kundër regjimit, të njohur si Asambleja e Mbretërisë së Iranit me seli në Shtetet e Bashkuara.

Familja ka frikë se ai rrezikon një fat të ngjashëm me Ruhollah Zam me bazë në Francë, i cili u ekzekutua në dhjetor 2020 pasi u largua nga Parisi në tetor 2020 për në Irak, ku mbështetësit thonë se ai u arrestua nga Irani.

Në letër thuhej se familja ishte "shumë e shqetësuar" për shëndetin e Sharmahd, i cili tani ishte "i dobësuar shumë".

Familja vuri në dukje se gjyqi i tij drejtohet nga Abolqasem Salavati, i njëjti gjykatës që e kishte dënuar Zamin me vdekje.

“Ne kërkojmë që çështjes t'i jepet përparësia kryesore, të krijohet një ekip për menaxhimin e krizave dhe që qeveria gjermane të shfrytëzojë të gjitha rrugët politike dhe diplomatike për të ushtruar presion mbi Republikën Islamike të Iranit”, thuhet në letër.

"Nuk mjafton një dënim në përgjithshësi i dënimit me vdekje dhe thirrja për respektimin e të drejtave të njeriut."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco