Ulja e numrit të infektimeve/ Evropa drejt heqjes së kufizimeve anti-Covid

Ulja e numrit të infektimeve/ Evropa drejt heqjes së kufizimeve anti-Covid

13:52, 14/02/2022
A+ Aa A-

Një javë pas hyrjes në fuqi të ligjit të diskutueshëm për vaksinimin me detyrim të personave mbi 18 vjeç në Austri, kancelari Karl Nechamer ka dhënë sinjale se masa mund të hiqet.

Prej ditësh presioni nga guvernatorët e provincave austriake kundrejt kancelarit ka qenë në rritje për shkak të masës drastike.

Kancelari Nechamer ka thënë se nuk përjashtohet mundësia e shfuqizimit të ligjit për vaksinim të detyrueshëm, nëse ekspertët e komisionit shëndetësor të qeverisë e vendosin këtë.

Ndërkohë edhe Gjermania pritet që nga 20 marsi t’u japë fund masave kryesore kufizuese anti-covid.

Ndër masat që pritet të bien është heqja e detyrimit për të qenë i vaksinuar nëpër bare e restorante, si dhe nga 20 marsi pritet që të hapen klubet e natës.

Qeveria gjermane pritet që të heqë ndër të tjera kufizimin e aktiviteteve sportive apo eventeve të ndryshme me prani të lartë fizike.

Vendet skandinave dhe Britania e Madhe kanë qenë të parat që hoqën të gjitha masat anti-covd dhe pritet që edhe vende të tjera të Evropës të zbutin masat ndërsa shkojmë në stinën e pranverës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco