‘Seksi i egër në dhomën ngjitur’, gazetari britanik ‘ankohet' se nuk po shkruan dot për konfliktin në Ukrainë

‘Seksi i egër në dhomën ngjitur’, gazetari britanik ‘ankohet' se nuk po shkruan dot për konfliktin në Ukrainë

12:09, 14/02/2022
A+ Aa A-

Në dy ditët e vikendit e tërë vëmendja ka qenë nga Ukraina e Rusia nga rreziku i shpërthimit të mundshëm të luftës së Tretë Botërore.

Situata në Ukrainë, u tensionua pasi që SHBA-të konfirmuan se kanë të dhëna mbi një plan të mundshëm rus, i cili parashikon mësymjen në Ukrainë brenda javës së ardhshme. Për çka edhe tërheqi truapat e saj nga Ukraina.

Në tërë këtë situatë një gazetarit që ndodhet në Kiev, për të raportuar çka po ndodhë atje i ndodhi një situatë qesharake që e pengoi të shkruaj.

Shaun Walker, gazetari i njohur dhe analist i medias britanike “The Guardian”, u pengua të shkruaj nga seksi i zhurmshëm i një çifti që banonte ngjitur me dhomën e tij.

Pavarësisht seriozitetit të situatës gazetari Walker e përdori këtë “pengesë” të argëtuar ndjekësit e tij në Twitter.

“Pavarësisht paralajmërimit për një pushtim tërësor rus, çifti ngjitur me dhomën time të hotelit, vazhdon të bëjë seks të egër e të zhurmshëm, ndërkohë që unë përpiqem të shkruaj historinë time”, shkruan Walker në Twitter.

Postimi i tij, është bërë viral në rrjet, duke u komentuar e shpërndarë shumë.

“Do ta hetosh më tej”, u shkruan një koleg i tij nga media “Politico”, Stuart Lau.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco